Durmishi “xholi” i Lacios, Inzagi mendon rolin e ri për shqiptarin

Riza Durmishi ishte një nga blerjet e Lacios në merkaton e verës. Igli Tare pagoi 7.5 milionë euro te Betis për kartonin e  24-vjeçarit, po dëmtimet nuk e kanë lënë akoma të jetë në maksimumin e formës së tij.

Lojtari me origjinë shqiptare, i cili luan me Danimarkën, u rikthye në ndeshjen e fituar përballë Marsejës në Romë, çka vulosi dhe kualifikimin më tej të Lacios në Europa League. Simone Inzagi i vlerëson shumë cilësitë e tij: vrapim, grintë, dhe altruizëm.

Simone Inzagi, trajneri i Lacios

Siç citon “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Lacios po mendon t’i ndërrojë rol Durmishit, duke e futur më shumë në qendër. Inzagi po shfrytëzon periudhën e pushimit dhe po e provon lojtarin në qendër të mesfushës. Cilësitë e tij mund të shprehen më mirë në qendër, sesa në krah.

Ndeshja e radhës është kundër Milanit, një sfidë Champions-i. Lacio dhe Durmishi janë gati për t’u rinisur, lojtari në një pozicion të ri në fushë dhe bardhekaltrit në kërkim të fitores së radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online