Duka: Skënderbeu, si Italia pas Calciopolit. Titulli i vjetshëm, në dorë të KAS-it

Presidenti i FSHF-së Armando Duka, ka dhënë sot një intervistë për Top Channel, ku ka folur ndër të tjera edhe për Skënderbeun. Përtej faktit që korçarët po nderojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Duka komenton edhe heqjen e titullit të vjetshëm, duke lënë gjithçka pezull: “Presim vendimin e CAS-it, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, apo do të ketë ndonjë vendim më të thelluar për Skënderbeun. Pas këtij vendimi dhe arsyetimit të tij, më pas do të jenë komisionet e Federatës që vendosin se çfarë do të bëhet me titullin e atij kampionati”.

Duke parë listën e seancave në KAS, të paktën deri në tetor nuk bëhet fjalë që të merret ndonjë vendim, ndaj duket se kjo histori do të vazhdojë gjatë, me Partizanin që pret të marrë titullin, si skuadra që e mbylli e dyta në renditje.

Duka ka komentuar edhe ecurinë e mrekullueshme të Skënderbeut në Europa League këtë verë: “Skënderbeu është bërë si Italia pas Calciopolit, që u shpall kampione bote. Tani kanë një ndeshje jashtëzakonisht shumë të vështirë kundër Dinamos së Zagrebit, pasi nuk kanë bërë as 50% të punës me rezultatin 1-1 në takimin e parë. I mbetet edhe rreth 70% e punës për ta bërë në Elbasan. Nëse do t’ia dalin, do të na bëjnë të lumtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online