Duka: Për Skënderbeun vendos Etika, ka shumë klube në raportet e UEFA-s

0

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, u ndal gjatë te çështja e vendimit të pritshëm të Komisionit të Etikës në lidhje me Skënderbeun. Dosja e famshme me argumentimin pse CAS pranoi vendimin e UEFA-s për përjashtim një-vjeçar të kampionëve të Shqipërisë verën e shkuar tashmë është shqyrtuar nga Etika, që do të vendosë në orët e ardhshme.

Vetë Duka deklaroi: “Skënderbeu është analizuar dhe pezulluar nga UEFA për pjesëmarrje në kupat e Europës. Qëndrimi i KAS-it ishte i njëjtë me UEFA-n dhe për një çështje të mbyllur në KAS nuk ka të drejtë njeri ta diskutojë. Dënimi i parë nuk është disiplinor. Ka diçka të rëndësishme në këtë çështje sepse ndodh për herë të parë në Europë dhe në botë. Gjithë bota merr raportet që vijnë nga monitorimi i tregut te basteve, kur përqindja më e madhe e tyre është e suksesshme, atëherë kjo ndeshje konsiderohet e dyshuar, ose shumë e dyshuar apo manipuluar.

“Sipas Komisioneve të Disiplinës, nga sot e tutje, përderisa KAS-i pranoi i pranoi këto raporte, atëherë ato do të konsiderohen prova edhe në të ardhmen, por kjo është çështje juridike. Përderisa ka ndeshje të kampionatit shqiptar në raport, po heton Etika për ta zbardhur. Se cili do të jetë vendimi nuk e di. Bëhet fjalë për kampionate të shkuara. Nuk është vetëm Skënderbeu, janë të gjitha skuadrat me të njëjtat raporte. Komisioni i Etikës mblidhet sot, ndoshta del me vendim ose jo. Në UEFA deri më sot nuk ka filluar një çështje disiplinore, por kanë të drejtë ta fillojnë në çdo kohë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.