“Ra Tirana, mërzitemi vetëm për pikët e sigurta që nuk do marrim”

“Ultras Guerrils” e kishin bërë të qartë qëndrimin e tyre për rënien e Tiranës nga kategoria, sepse që ditën e ndeshjes kundër Vllaznisë u mblodhën të festonin rrënimin e rivalit historik, një hakmarrje e pritshme, pasi edhe tifozeria e organizuar e Tiranës bëri të njëjtën gjë para disa vitesh, kur Partizani lëngonte në kategoritë e ulëta.

Me një statut të gjatë në Facebook, Guerrilsat shpjegojnë pse nuk u vjen keq që në kryeqytet ka mbetur vetëm Partizani në Superiore, duke thumbuar se “u vjen keq vetëm se humbasin pikë të sigurta sezonin e ardhshëm, që i kishin të garantuara në derbi”.

POSTIMI

S’ka Dinamo, as Tiranë, por ka vetëm Partizan!

Nuk i rrëzuan, ranë. Nuk ua bëri kush, ia bënë vetes. Nuk kishin armiq, por mullinj ere. Nuk luajtën futboll, po u vetëprostituuan. Nuk ishin pa fat, e merituan! Nuk ua kishte fajin stadiumi, as “kamunisti”, as “katunari”, as “maloku”, as “jabonxhiu”, por skizofrenia…

Ranë nga kategoria për (pa)meritë sportive!

Askush nuk i hodhi, askush nuk i sulmoi, askush nuk u pati faj, thjeshte konfirmuan nepermjet ketij sezoni qe nuk kane pasur dhe nuk do te kene kurre identitet, qe u kthyen ne nje ekip paterice aleancash, i vulosur si prostitucion edhe nga Federbet. Ishin ai ekip i shemtuar qe ka dy faza kampionati qe nuk fiton nje ndeshje te vertete. Eshte ai ekip qe ruajti 5 jave kampionati lojtaret dhe qe shpresonte te kapte nje barazim me ne ! Eshte ai ekip sharlatan, i nje klubi sahan, me tifoze hajvane. E merituan renien qe ju vinte verdalle prej sezonesh me radhe. E meritonin ne kohen e fitores se fundit ne derbin e falur. E meritonin qe atehere me nje sezon ku te gjitha ekipet i jepnin lemoshe pikesh. E stermerituan kesaj radhe kur vendosen te behen ekipi i dores se dyte, paterice pa objektiva dhe identitet. Duke u zvarritur ndaj Kukesit, me pak fjale e bene si ajo shprehja “po djeg shtepine time qe komshiu te mbetet pa komshi “. E meritonin dhe heqjen e pikeve si ne rastin e Flamurtarit. E kane merituar prej shume sezonesh por jo, federata i perkedhel ndersa keta viktimizohen. E meritonin mbase edhe per faktin se nuk ju punonte faksi apo koka.

Dikush ngasherehet shtirur e guxon dhe krahason largimin me force te Partizanit nga superioria me renien e turpshme te ekipit te Toptaneve. Mjafton ti kujtojme flamurin e ngritur te Arian Malit dhe malin me padrejtesi qe ju be Partizanit, ekipit te papaguar, qe mbahej e paguhej teresisht me kontributet e tifozeve, nismen e gjimnazisteve , pa president, i nxjerre me force nga ambientet

e klubit nga pushteti i atehershem me kompromis politikanesh te djathte e te majte, me qellim zhdukjen e emrit te Partizanit dhe qe ndertuan te ish-kompleksi yne palletet e tyre te turpit. Kjo e fundit pa sukses, arsyet dihen dhe gjenden tek dashuria e tifozerise se kuqe qe qendroi me krenari kunder presidentit, por gjithnje krah ekipit. Ndersa minjte sperdridhen ndaj nje presidenti qe deri dje i shperndante tollumba korce (kernacka), dasma, synetlliqe e ahengje, por nga ana tjeter e braktisin ekipin e tyre se te kuqte i “zune” stadiumin. Prandaj ajo elegjia kolektive neper studio e emisione nuk ju ngjit. Prandaj nuk ja ngrefni askujt me romanticitetin e futbollit te bukur, qe Tirana i duhet kampionatit. Na thoni cila Tirane? Ajo qe zvarritet, qyrravitet, zhgarravitet ? Ajo qe ndaj Partizanit shkaterrohet per te marre nje barazim dhe qe humb me Lacin, Luftetarin e Korabin dhe qe hap kembet ndaj Kukesit?

E meritojne dhe bindesh me shume qe e kane stermerituar dhe qe nuk ju mbetet me asnje lloj justifikimi, kur me bisht nder shale e kokulur shpresojne thelle nen vete ndonje amnisti, ripeshkim a zgjerim kampionati. Gjera te pamundura sipas logjikes, sipas ligjit. Por kurre mos thuaj kurre ! Eksperienca e “sistemit” qe ata evokojne si te viktimizuar ne cdo moment na e kujton vitin 74 te larget kur byroja i shpikte play-off vetem qe ti mbante “te persekutuarit”. Ne 2014 FSHF dhe klubet qe te falnin lemoshe rrezuan Ballshin ne mes te kampionatit nga kategoria qe minjte te shpetonin dhe siguruan mbijetesen me ndeshje te paluajtur ndaj Kavajes. E njejta gje kerkohet te behet serish, te shpiket nje menyre shpetimi per skuadren pa shpetim, qe nese do t’i kishte mbetur pak nder (dyshojme se ka pasur ndonjehere), do pranonte fatin e saj!

Ne fund nje mesazh per tifozet me vija, do ishim hipokrite te medhenj nese nuk do ua kujtonim qe ne ju futem ne krize me nje deklarate, u perziet u hodhet perpjete per stadiumin e rikonstruktuar nga firma Refikut. Nuk duronit dot qe ne te luanim e te fitonim ne ate fushe ndersa ju e dinit qe s’do mundeshit te ishit si ne. E dinit qe s’do e mbushnit sa ne, e dinit qe nuk i masnit dot forcat me ne. Shpiket bojkotin, i iket perballjes me ne, i iket perballjes me ekipet kundershtare edhe perballjes me presidentin tuaj. Shkurt ekipi ra se “ty ta boni koka”. Vazhdoni luften me Refikun dhe bejini fresk Lut Nurit, vec kte intrige bejeni pak me fshehur se bini kollaj ne sy. E pate Edin e famshem te “Fear of the red” aty te strukur ne Xhomllik? U cmendet kur stadiumi yt, tempull sic e quanit u shnderrua i kuq flake e shkruhej me germa te medha emri qe sundon qytetin prej ’46. Nuk guxove edhe pse u mundove shume te dilje perballe. Ne fund fituam ne ! Fituam por nuk gezojme, bile qajme piket e sigurta qe do ua merrnim vitin tjeter. Koha tregoi qe fituam qe ne fillim … tani nuk ju mbetet gje tjeter vec se te merrni arkivolin serish, te dilni ne kortezh e kesaj radhe mos e lini bosh, merreni te gjithe skizofrenine tuaj futeni ne te dhe varroseni diku mbase do shpetoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online