Duka: Durmishaj gaboi dhe do pendohet, dhuna me dhunë dënohet!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija” në “ABC News”, ku foli për shumë tema të ndryshme. Presidenti preku dënimin e Kamzës dhe zgjedhjen e Durmishajt, për të cilat tha:

DURMISHAJ – “Jemi marrë me të. Edhe me lojtarin nga Berati që luan te Uillem IInë Holandë, Mario Vrushaj, kemi kontaktuar, por ka zgjedhur Greqinë. Ai e refuzoi  kërkesën tonë. Durmishaj ka qenë pjesë e Shpresave tona. Ai mori një ftesë nga Panuçi. Qëndrimin e ka bërë publik. Zgjedhja është e tij. 

Do t’ia thosha edhe po të ishta fëmija im. Nuk ka bërë zgjedhjen e duhur. Nuk mendoj se do të ketë shumë persepektiva për karrierën. Uroj që me kalimin e kohës të thotë se gabova. Ai largohet më pas nga Greqia, zgjedh një ekip të huaj, shkon në Holandë, ç’lidhje ka me Greqinë?!

DËNIMI I KAMZËS – “Çdo akt dhune është i shëmtuar, njerëz që hynë në fushë dhe goditën zyrtarët dhe në një moment e dëmtoi keq kampionatin e Kategorisë Superiore Shqiptare. Vendimet dhe rregulloret e aktivitetit parashikojnë masa të tilla ku ka akte dhune dhe antisportive. Është një ngjarje që s’kishte lidhje me sportin dhe tejkalonte çdo gjë. Kemi arbitra që stërviten si futbollistët, patjetër që edhe gabojnë, por nuk pranohet rezultati dhe në fakt nuk ndryshohet asgjë.

Moment nga tensioni | Foto: LSA

Praktika botërore është që çdo shkeje e ligjit dënohet, por në një vend si ne që shkeljet së ligjit nuk i shkohet deri në fund e vetmja mënyrë është dhuna për t’iu përgjiur, se prania e policisë është dhunë dhe unë e kam parë dhe në fushat të tjera. Pas takimit me kryeministrin, dëgjova mjekë që thoshin nuk punojmë pa praninë e policisë dhe kur nuk funksionon, duhet ruajtur me dhunë deri sa Shqipëria dhe ligjet e zbatimi i tyre të funksionojnë”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *