Megjithëse ka ardhur Kruniç dhe Benaser, Milanit i duhet edhe një tjetër mesfushor për të plotësuar këtë repart. Emri i radhës në objektivat e dyshes Boban-Maldini është Mikael Seri. Mesfushori afrikan është një lojtar tepër interesant dhe ka treguar një futboll tepër cilësor.
Ai aktivizohet në Premier Ligë me Fulhem, ku erdhi një vit më parë nga francezët e Nisës për 30 milionë euro. Pas vetëm një viti në Londër, qëndrimi i tij atje nuk është i sigurt. Milani ka treguar interes për të afruar 27-vjeçarin, për të cilin kohë më parë interesohej edhe Barcelona.
Tratativat për të sjellë yllin nga Bregu i Fildishtë në “San Siro” nuk pritet të jenë aspak të lehta. Milan ofron opsionin e huazimit njëvjeçar në këmbim të 2 milionë eurove për ta blerë më pas për 15 milionë verën e ardhshme. Ndërkohë, londinezët e i hapin bisedimet për 25 milionë euro.
Për tja rritur më shumë problemet Milanit mendon Gallatasaraj, që ka treguar interes serioz për mesfushorin e qendrës. Sezonin e fundit ai ishte një lojtar stabël në mesfushë për Fulhemin, ku luajti 32 ndeshje në Premier Ligë dhe arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 2 asiste.