Duglas Kosta i pafat, analizat japin lajmin e keq për Alegrin

Duglas Kosta po kalon një javë ferri. Pas dënimit me katër ndeshje pezullim, brazilianit i duhet të përballet dhe më një dëmtim të rëndë.  Mëngjarashi u dëmtua në sfidën ndaj Valencias dhe analizat mjekësore kanë konfirmuar se atij do t’i duhen disa muaj për t’u rikthyer.

Bëhet fjalë për një dëmtim në kyçin e këmbës, ku lojtarit i janë dëmtuar ligamentet dhe muskujt rrethues.  Alegrit do i duhet të llogarisë sulmuesin anësor jashtë planeve të tij për të paktën dy një muaj e gjysmë.

Kosta nuk ishte i vetmi lojtari i Juventusit që u dëmtua në transfertën spanjolle. Mesfushori gjerman Sami Kedira, është gjithashtu i dëmtuar për një kohë të gjatë. Gjithsesi “zonja e vjetër” është ekipi më i përgatitur në Itali për një krizë dëmtimesh, pasi stoli i kampionëve të Italisë është i mbushur me lojtarë cilësorë, që do të kishte zili çdo klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *