Bazeli dhe Akademia Pushkash kanë zhvilluar dje një ndeshje miqësore përballë njëra-tjetrës, një sfidë që i pati të gjitha dhe që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të zviceranëve. Ajeti dhe Latifi ishin protagonistë me golat e realizuar, ndërkohë që ra në sy edhe fakti që Taulant Xhaka mbante shiritin e kapitenit.
Fillimisht, ishte Albian Ajeti që shënoi. Sulmuesit të talentuar iu deshën vetëm nëntë minuta lojë që të gjente rrugën e rrjetës, duke konfirmuar momentin e mirë që kaloi në gjysmën e parë të kampionatit.
Ky gol i Ajetit duket se do të vendoste rezultatin final të sfidës, por me anë të një kundërsulmi në minutën e 87’, Bazeli shënoi sërish me anë të zviceranit Frei, duke dyfishuar.
Akademia Pushkash nuk do të dilte pa gol nga kjo sfidë dhe për të shënuar mendoi ish-ylli i Skënderbeut, Liridon Latifi. 24-vjeçari do të shkurtonte diferencat në minutën e 90’ të sfidës me një gol spektakolar nga gositja e dënimit. Gjithsesi nuk mjaftoi që ekipi hungarez të shmangte humbjen.
Miqësore
Bazel – Akademia Pushkash 2-1
Shënues: Ajeti 9’, Frei 87’ / Latifi 90’