Didier Drogba festoi me 11 mars 40-vjetorin e lindjes, por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari. Ai vazhdon të aktivizohet me “Phoenix Rising”, ekip që konkurron në divizionin e dytë të futbollit amerikan (USL).
Një sulmues si Drogba nuk mund ta humbasë nuhatjen e golit, pavarësisht moshës së madhe dhe një gjë të tillë e ka bërë në të gjitha ndeshjet e “play-off”-it të USL. Ai ka udhëhequr ekipin e tij të fitojë trofeun e Konferencës Perëndimore dhe po përgatitet për ndeshjen e fundit si futbollist profesionist.
“Phoenix Rising” do të zhvillojë ndeshjen e finales së Kupës së USL kundër ekipit të Luisville, që ka fituar Konferencën e Lindjes dhe ish-sulmuesi i famshëm i Çelsit do të tentojë të lërë shenjën e tij dhe ta mbyllë me gol dhe trofe aventurën amerikane.