Batuta pa fund: “Këta gjirokastritët të mundin pa lekë, Riti u ça dhe s’po fiton”

Pesë minuta për mediat. Mjaftueshëm për të dëgjuar batutat dhe epiqendra ishte Luftëtari i Grigor Tavos. Tre pikët e marra në Korçë ishin një befasi dhe presidenti i gjirokastritëve i ulur pranë homologut të tij të Laçit, Pashk Laska, u ngacmua fillimisht nga kreu i FSHF-së, Armand Duka.

“Kishte bërë një kërkesë, katër pikë në dy ndeshje, tre i mori”, i thotë Duka fillimisht, ndërkohë që Laska i kurbinasve e di shumë mirë se ç’do të thotë të të luajë Luftëtari në kundërsulm. Bluzinjtë kanë provuar të fitojnë në Laç pikërisht me një strategji të tillë.

“Po të futen këta në kurth nga mbrapa…! Ky pa lekë, shko e fiton”, tha me humor numri një i bardhezinnjve. Në zhurmën e krijuar në dhomën e mbledhjeve në FSHF, dëgjohet batuta e radhës: “Këta janë gjirokastritë, marrin pikë pa lekë…”.  Duka më tej ia pret: “U ça Riti t’u hedh lekë, nuk po merr pikë”.

Presidentët që merrnin pjesë në mbledhje ishin të paktë. Tavo mbërriti i pari, më pas Hysenbelliu e Laska. Naim Qarri i Kamzës erdhi pasi kishte nisur takimi, ndërkohë që vetëm Tirana nuk kishte përfaqësues.

Një batutë Duka e bëri edhe për faktin që shumica e të pranishmëve nuk kishin vënë kollare:  “Vetëm unë e kam marrë seriozisht këtë punë për nga pamja, edhe Aldi (Topçiu, juristi i FSHF-së). Në fakt e kam bezdi të mbaj kollare. Bile i zgjodha ngjyrat kështu, paqësore”. Ilaritet në sallë, disa foto dhe më pas mbledhja vijoi me dyer të mbyllura.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online