Dritë në fund të tunelit, Konti rikthehet të luajë pas një viti

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani arriti në mesjavë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Xhenoas, triumf që i katapulton kuqezinjtë në vendin e katërt. Zona Champions për momentin është e tyre për është vetëm fillimi i kampionatit dhe trajneri Gatuzo, ka shumë punë përpara. Në ndeshjen ndaj Xhenoas, kuqezinjtë kishin të gatshëm Andre Kontin, i cili vinte pas 225 ditëve mungesë.

Ditën e sotme Milani merr një tjetër lajm të mirë nga mbrojtësi i djathtë. Konti ka luajtur titullar në sfidën që ekipi i moshave kuqezi ka zhvilluar ndaj Kievos. 24-vjeçari ka luajtur për thuajse një orë, konkretisht 59 minuta, ku është zëvendësuar më pas nga Baraxeta.

Ndërkohë, për sa i përket sfidës, kuqezinjtë e vegjël pësuan një disfatë ndaj Kievos në shifrat 0-2. Golat u shënuan nga Rovalia dhe Rabas që në pjesën e parë. Kjo humbje e lë Milanin në vendin e dhjetë, në kuotën e 7 pikëve pas shtatë ndeshjesh të luajtura. Një nisje jo e mirë e Pimaveras kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *