Drita kampione dhe jashtë fushe, ditë ndryshe me fëmijët

Drita është kampionia në fuqi në Kosovës dhe si e tillë është sjellë edhe ditën e sotme, ku ka dërguar sadopak buzëqeshje te një qendër të kujdesit për fëmijë. Një pjesë e sportistëve kanë kaluar disa momente festive, por kanë ndarë dhe si dhurata e ëmbëlsira për fëmijët, të cilët kaluan një ditë ndryshe.

Edhe fëmijët kishin përgatitur një surprizë të bukur për lojtarët e Dritës, pasi kishin menduar që të gjithë bashkë të dekoronin një pemë me ngjyrat bardheblu. Një gjest i madh nga ana e klubit gjilanas, që e ka kthyer në një traditë të përvitshme vizitën në qendrën e kujdesit ditor “PEMA”.

“Kryesia e klubit së bashku me disa lojtarë, me rastin e festave të fundvitit sot vizituan qendrën e kujdesit ditor PEMA në Gjilan ku edhe shpërndanë dhurata dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Në shenjë respekti për përkushtimin që klubi jonë tregon për fëmijët e qendrës PEMA, fëmijët e qendrës kishin përgatitur një befasi për klubin tonë ku dekoruan një pemë me ngjyrat bardhë e kaltër ku ishte një ndjenjë e veçantë.

Në fund, udhëheqësit e këtij institucioni falënderuan klubin tonë dhe e mirëpritën iniciativë.

FC Drita tanimë shpërndarjen e dhuratave e ka bërë traditë dhe çdo fundvit mundohet ti gëzoj fëmijët”.

https://www.facebook.com/279019929149179/posts/735339930183841/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online