Draksler: Nejmar dhe Mbape nuk lëvizin, ja çfarë më pëlqen më shumë nga PSG

Julian Draksler mundohet të shuajë zërat ne lidhje më një largim të mundshëm të njërit mes Mbape dhe Nejmar. Disa ditë më parë lajmet ishin se Reali do të ofrojë 280 milionë euro për Kilian Mbape, duke shtuar dyshimet mbi qëndrimin e lojtarit në kryeqytetin francez. Ndërkohë që Nejmar ka kohë që thuhet se nuk është i lumtur dhe përflitet për t’u rikthyer në Barcelonë apo për të kaluar nën urdhërat e Zidanit në Madrid.

“Unë nuk jam drejtori sportiv i PSG, gjithsesi meqë më pyesni po ju them që kam besim se Nejmar dhe Mbape do të qëndrojnë këtu. Misioni i tyre këtu në Paris nuk ka përfunduar ende, kështu që ato do të vazhdojnë me ne.”

Në lidhje me të ardhmën e tij ai shprehet se i pëlqen jeta në Paris dhe ndihet mirë. Gjermani konfirmon që është i gatshëm për të hapur bisedimet e rinovimit.

“E ardhmja ime? Nëse klubi dëshiron të më mbajë jam gati të bisedoj për rinovimin. Ndihem shumë mirë këtu. Nuk janë paratë arsyeja, por sepse shkoj shumë mirë me shokët e ekipit. Më pëlqen Parisi dhe dua të jetoj në këtë qytet”, përfundoi Draksler.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *