Shorti i Kupës | Tirana me fat, Kukësi përplas brirët me Skënderbeun

Skënderbeu, Kukësi, Luftëtari dhe Tirana janë skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe sot do të mësohen çiftet që do të përballen në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Skënderbeu është fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, teksa vjet e ngriti për herë të parë parë trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Korçarët mposhtën Laçin me një gol të shënuar me penallti. Nga 11-metërshat e ka fituar edhe Kukësi për herë të parë këtë trofe.

Verilindorët, që kanë humbur dy finale, thyen kurbinasit në vitin 2016. Luftëtari është klubi që së ka fituar asnjëherë Kupën, ndërsa Tirana e ka fituar 16 herë. Për herë të fundit ndodhi para dy vitesh.

Ndërkohë, shortin do të keni mundësinë ta ndiqni “LIVE” në faqen tonë në Instagram: Sport.ekspres

 

Shorti i Gjysmëfinaleve (24 prill-8 maj) 

Kukësi – Skënderbeu       (vajtje, 24 prill, 19.00, Elbasan)
Tirana – Luftëtari       (vajtje, 24 prill, 16.00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online