Dovedan: Humbja me Tiranën na bëri mirë, portierët ishin zero!

Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, foli pas humbjes 5-1 përballë Tiranës, ku nuk u përmbajt aspak. Për gazetarët e pranishëm në stadium, tekniku tha:

“Humbja që pësuam sot është gjëja më e mirë që na ka ndodhur. Kuptuam ku e kemi problemin. Tirana na shënoi 5 gola, ne mezi krijuam një rast për gol. Kjo i tregon të gjitha. Merkato? Duhen të paktën edhe tre lojtarë. Duhen dy qendërmbrojtës dhe një sulmues pykë.

Portierët? Zero të dy! Ne e dimë se në këtë moment që jemi, mund të luajmë vetëm një pjesë loje. Jemi shumë të ngarkuar. Na duhen lojtarë me eksperiencë që të bëjmë lojën që duam”, përfundoi Dovedan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online