Dortmundi zbarkon në Barcelonë, marrëveshja për sulmuesin mbyllet sot

Teksa kanë mbetur vetëm 10 ditë kohë nga mbyllja e dritares së merkatos, te Dortmundi nuk kanë gjetur akoma një zgjidhje për repartin e sulmit. Shitja e Obamejang tek Arsenali ka lënë një boshllëk të madh që duhet plotësuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një interes të ekipit gjerman për sulmuesin e Barcelonës Pako Alkaser. Por, sot negociatat janë bërë zyrtare, pasi përfaqësues të klubit verdhezi kanë mbërritur në selinë e skuadrës katalanase për të finalizuar dhe detajet e fundit.

Transferimi i te sulmuesit nga Valencia te kampionët e Spanjës nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, por trajner i ri i Dortmundit beson se mund ta rikthejë 24-vjeçarin në formën e shkëlqyer që shfaqi te Valencia, ku dhe siguroi për disa muaj dhe një vend titullari në formacionin e pëfaqësueses së Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online