Dortmundi merkato në Kinë, zyrtarizohet marrëveshja

Borusia Dortmund i kishte nisur prej kohësh bisedimet dhe tashmë është arritur akordi për transferimin e Aksel Vitsel, mesfushorin e Belgjikës që aktivizohet në Kinë me Tianjin Quanjin. Gjermanët e ndoqën me kujdes në “Rusi 2018” futbollistin 29-vjeçar dhe u bindën se mund t’u bëjë punë.

Mediat në Gjermani bënin me dije se kishte mbetur vetëm firma për t’u bërë gjithçka zyrtare, por edhe ajo ka ardhur. Dortmund ka ofruar 20 milionë euro për klubin kinez, që më parë e ka blerë belgun te rusët e Zenit St. Petersburg për shumën e 18 milionë eurove.

Klubi gjerman u tregua më i shpejtë se PSG, që gjithashtu e donte Vitsel, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Standartit të Liezhit në vendin e tij, si dhe ka luajtur me Belgjikën në Portugali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *