Kamza “blindon” prapavijën, zyrtarizohet një italian

Kamza vijon të përforcohet në merkato. Për trajnerin Bledar Devolli ishte i nevojshëm edhe një mbrojtës i majtë dhe drejtuesit ia kanë gjetur atë përtej Adriatikut. Pak më parë është zyrtarizuar marrëveshja 2-vjeçare me Klaudio Bonanin, i cili është formuar si lojtar te Milani.

“ Zyrtare. Klaudio Bonani, futbollisti i formuar ne Akademinë e Ac Milan, firmos një kontratë 2-vjeçare. Italiani luan si mbrojtës i majtë dhe është 21-vjeçar. Welcome Claudio!”, njofton klubi i Kamzës. Bonani ishte stërvitur për disa ditë me kamzalinjtë dhe kishte bindur.

Bisedimet fillimisht nuk shkuan mirë, por tanimë u arrit akordi dhe Bonani është një prej përforcimeve të verës te Kamza. Pritet që edhe një lojtar të vihet nën urdhrat e Devollit dhe me shumë mundësi ai do  të jetë sulmuesi Sebino Plaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online