Borusia Dortmund zhvilloi një sezon shumë të mirë. Verdhezinjtë dështuan vetëm në fund në garën për titull me Bajernin e Mynihut, por nuk duhet harruar kurrë fakti që t’ia rrëmbesh Bundesligën bavarezëve, mbetet gjithmonë një mision i komplikuar.
Megjithatë, klubi me një ndër tifozeritë më të zjarrta në botë është gati të përforcojë sulmin. Dëshira e madhe quhet Mario Manxhukiç, madje është bërë dhe oferta e parë për të.
Dortmundi i ka ofruar Juventusit 15 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit. Kroati siguron gola, eksperiencë dhe prezencë në çdo cep të fushës dhe çdo duel.
Tani pritet përgjigja e bardhezinjve, të cilët vështirë të heqin dorë nga një “luftëtar” si Manxhukiç, por e ardhmja e tij është në dorën e trajnerit të ri. Nëse akordi arrihet, do të bëhej fjalë për një rikthim në kampionatin gjerman, aty ku luajti dy sezone me Volfsburgun dhe po aq me Bajernin e Mynihut.