Dortmundi gjen trajner, merr “arkitektin” e Ajaksit

Një supergoditje për Dortmundin: trajneri i ri është holandezi Peter Bos, ai që çoi Ajaksin deri në finalen e Europa League këtë sezon.

Trajneri 53-vjeçar ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, sepse ka drejtuar shumë klube në Holandë, por ka punuar pak kohë edhe në Izrael, te Makabi Tel Aviv.

Verën e shkuar ai mori Ajaksin dhe ndërtoi një skuadër fenomenale, me një ekip mjaft të ri në moshë, që vendosi rekord në Europa League.

Kjo ka bërë Dortmundin të dashurohet me trajnerin holandez, pasi dihet që në Dortmund prioritet kanë punën me të rinjtë, për të ndjekur hapat e Jyrgen Klopit.

Tomas Tuhel u largua nga Dortmundi para pak ditësh, pas disa mosmarrëveshjesh me drejtuesit më të lartë të klubit, ndërsa tani klubi gjerman zyrtarizon trajnerin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online