Borusia e Dortmundit bëri një sezon deri diku të kënaqshëm, teksa edhe pse dolën pa trofe, duhet thënë se rivalizuan deri në fund me një superfuqi si Bajerni i Mynihut, ndërsa në Champoions u eleminuan nga finalistët e Totenhemit.
Për këtë arsye, klubi duket se është i bindur që trajneri Lysien Favre duhet të vijojë punën e tij i qetë dhe së fundmi i kanë rinovuar kontratën e rinovimit, që do ta mbante zviceranin deri në verën e vitit 2020 në krye të verdhezinjve.
“Dortmunds Bosse werden das ursprünglich bis 2020 fixierte Arbeitspapier Favres voraussichtlich bald um zwei Jahre ausdehnen” [kicker] #BVB #Favre
— LaliPuna (@DasDoHD) May 26, 2019
Projekti i Dortmundit duket mjaft ambicioz, teksa për sezonin e ri janë përforcuar me plot tre lojtarë, edhe pse ende merkato nuk është hapur zyrtarisht. Torgan Hazard, Julian Brand, si dhe Niko Shulc janë zyrtarizuar si lojtarë të Borusias, ndërsa së fundmi “përforcimi” i radhës duket se është rinovimi me trajnerin Favre.