Zyrtare: Kukësi e Teuta në Europë, kompletohet drama e Flamurtarit

0

Tashmë ka marrë formë zyrtare dhe pas Partizanit që merr pjesë në  Champions League, tashmë janë përcaktuar edhe dy prej skuadrave shqiptare që do luajnë në kualifikueset e Europa League. Kjo për shkak se Flamurtari nuk është licencuar dhe Skënderbeu është i dënuar nga UEFA.

Kështu, Kukësi e Teuta, që renditen në vendin e dytë dhe të katërt momentalisht, e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Verilindorët madje do jenë në vazon e favoritëve.

Teuta, për të shmangur çdo surprizë, duhet të marrë një pikë në ndeshjen e fundit me Laçin. Nëse kjo ndodh, atëherë edhe nëse KAS i jep të drejtë Skënderbeut, durrsakët shkojnë në Europë. Vendi i fundit që shkon në Europë nga Superiorja do përcaktohet nga finalja e Kupës së Shqipërisë.

Laçit i duhet vetëm një pikë në Durrës dhe nëse Kukësi e fiton Kupën, atëherë shkon në Europë. Në të kundërt, Tirana do rikthehet të luajë në arenën ndërkombëtare, sepse i ka shlyer gjithë borxhet dhe është licencuar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.