Dorian Kërçiku alarmon Tiranën, rrezikon edhe derbin

Dorian Kërçiku është shqetësimi i Ardian Memës e Tirana. Mbrojtësi i djathtë, i cili po kalonte një formë të mirë, pësoi një dëmtim që e la jashtë në takimin me Kukësin. Pas kontrolleve mjekësore është mësuar edhe sa rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Sipas asaj që mjekët i kanë thënë lojtarit, Kërçikut do t’i duhen dy deri në tre javë të jetë i gatshëm për lojë. Kështu, automatikisht ndeshjet në Kupë dhe në kampionat me Luftëtarin mbrojtësi i djathtë nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema dhe stafit të tij.

Me gjasa edhe ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun do ta humbë. Në rastin më të mirë, pra nëse bëhet gati për dy javë, shanset janë që Kërçiku të rikuperohet plotësisht dhe të jetë gati për ndeshjen e kthimit me Luftëtarin në Kupë.

Nëse ndodh ndryshe, atëherë ai mund të humbasë jo vetëm sfidën me bluzinjtë, por rrezikon edhe derbin me Partizanin. Gjithsesi gjendja e mbrojtësit do të shikohet kohë pas kohe dhe shpresohet që të rikthehet sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online