Reali i Madridit zhvendoset nesër në Kanada për të vazhduar përgatitjet, por merkato është tema më e nxehtë për momentin. Pol Pogba është emri i shumëdëshiruar nga Zinedin Zidan dhe së fundmi ka zhvillime, pasi raportohet se Mançester Junajtid është gati të bisedojë.
Ky është hapi i parë, por është diçka pozitive. Francezi e do largimin dhe e ka shprehur se dëshiron të ndryshojë ambient. “Djajtë e kuq” duket se janë dorëzuar para vullnetit të lojtarit. As atyre nuk u bën punë një futbollist me “turinjtë e varur”.
Junajtid në fillim as nuk pranonte të fliste dhe tashmë po dorëzohen. Problemi tanimë është shuma për të cilën Pogba do të transferohet në Spanjë. Anglezët duan më shumë se 150 milionë euro dhe këtu ka njëfarë stepje. Reali duhet të shesë dhe nga ana tjetër të konkurrojë me Juventusin, që gjithashtu e do mesfushorin. Pogba dëshiron Madridin më shumë…
Crece el optimismo en el Real Madrid: el Manchester United acepta negociar por Pogbahttps://t.co/V7As1aClGS
— Sergio Valentín (@Sergivalentin_) July 8, 2019