Milani mori një fitore të vuajtur në fushën e Xhenoas, që i jep mundësi ekipit kuqezi të renditen në vendin e katërt. Pas sfidës, ka folur një ndër më të mirët për Milanin në fushë, Xhixho Donaruma. Portieri ka folur për fitoren e sotme, për objektivat e ekipit si dhe për largimin e Higuain.
POST SUPERKUPA – “Humbja në Superkupë dhemb, por objektivi ynë është vendi i katërt dhe ja ku jemi. Tani të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme, pasi kjo e sotmja ka mbaruar”.
NDESHJA – “Nuk ishte një fillim i mirë, vuajtëm të gjithë së bashku dhe kjo është më e rëndësishmja. Luftuam fort dhe kualiteti që kemi në skuadër na dha fitoren në këtë ndeshje të vështirë”.
HIGUAIN – “Në qoftë se Higuain bëri një zgjedhje do ketë pasur patjetër arsyet e tij, por ai mbetet miku im dhe i uroj më të mirat”.
ECURIA – “Kemi një rrugë të gjatë përpara, do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin tonë dhe do ti marrim ndeshjet një e nga një”.
PËRBALLJET ME NAPOLIN – “Jam një fans i madh i Napolit, është qyteti im dhe jam i lumtur që po bëjnë mirë, por shpresoj që të fitojmë ne javën e ardhshme dhe në kupën e Italisë gjithashtu”.