Selltiku ka fituar sot Kupën e Skocisë, duke triumfuar me përmbysje 1-2 përballë Hearts. Edhe pse e panë veten në disavantazh në minutën e 53’ të takimit, kampionët e Skocisë nuk u dorëzuan dhe dopieta e francezit Eduard i dha trofeun e tretë këtë sezon.
Sulmuesi 21-vjeçar shënoi në minutat 62’ (me anë të një penalltie), dhe 82’, duke i dhënë fitoren bardhejeshilëve. Selltiku vazhdon kështu dominim në Skoci, duke treguar dhe njëherë tjetër se janë ata skuadra për t’u mundur.
Kupa e Skocisë, finale
Hearts – Selltik 1-2
Eduards 53’ / Edoard 62’ (p), 82’