Doka në radarët e Makabi Tel-Avivit

Edhe Makabi Tel-Avivi në lojë për 20 vjeçarin e Tiranës Albi Doka, i cili nuk kërkohet vetëm nga Hajduku i Splitit.

Mediet izraelite bëjnë me dije se lojtari është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës më të madhe në këtë vend, që është edhe kundërshtari i Tiranës, ditën e enjte. Në fakt janë shumë skuadra janë bërë që e kërkojnë shqiptarin. Lugano, Grasshopers, kroatët e Hajdukut të Splitit dhe belgët e Gentit e kërkojnë futbollistin. Madje pardje ishte edhe një “ushtri” menaxherësh në stadium për ta parë nga afër.

Hajduku ka kohë që e ndjek talentin bardheblu dhe i ka bërë edhe një ofertë Tiranës, duke mbetur vetëm detaje të vogla për t’u kompletuar. Me shumë gjasa, Doka pas dy ndeshjeve kundër Makabit do të transferohet në Kroaci, ndërsa nuk dihet ende nëse Tirana do ta shesë tërësisht talentin e vet, apo do të mbajë një përqindje të kartonit në rast rishitjeje, pasi qartësisht Hajduku shpreson ta vlerësojë dhe ta shesë shumëfish.

Për lojtarin e Tiranës në tavolinën e klubit bardheblu thuhet se ka një ofertë 350 mijë euroshe. Kualiteti dhe garancia që ka dhënë në fushë në gjysmën e dytë të sezonit u shoqëruan me interesin e disa klubeve europiane për mbrojtësin e djathtë. Në këtë sezon, Doka debutoi në çerekfinalet e Kupës ndaj Kukësit, duke regjistruar 5 ndeshje në këtë aktivitet. Aq mjaftoi që ai të kthehej në titullar fiks te skuadra e Josës, duke u aktivizuar edhe në 17 ndeshje të kampionatit. Oferta prej 350 mijë eurosh për kartonin e Dokës për momentin nuk është prekur nga Tirana, por gjasat janë që ajo të pranojë të shesë futbollistin e saj, zbulim i 2017-ës, që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online