“Dënim” për humbjen, Partizani me autobus drejt Bullgarisë?

0
“Dënim” për humbjen, Partizani me autobus drejt Bullgarisë? Drejtuesit e “demave” po shikojnë mundësinë për të shkuar në Burgas me autobus, jo me avion. Kjo ide ka qarkulluar dje në klub Humbje e papritur dhe rezultati zhgënjyes në ndeshjen e parë ndaj Botevit ka shkaktuar “tërmet” në ekipin e Partizanit. Të zhgënjyer është pak të thuhet, madje nuk është aspak e tepruar të konstatohet se të kuqtë janë në udhëkryq për momentin. Zhgënjim në kampionat, ku nuk u fitua titulli për 1001 arsye, zhgënjim në Europa League, ku nuk kalohet turi (me 90%), që përkthehet edhe humbje e mijërave eurove. Një sezon i mbyllur jo si duhet dhe i filluar në mënyrën më të keqe të mundshme. Megjithatë, të kuqtë duhet të respektojnë turneun dhe të paraqiten në qytetin e Burgasit të Bullgarisë për t’u ndeshur me Botevin në sfidën e dytë. Një ndër idetë e fundit, që ka qarkulluar në klubin e kuq djer, është mënyra e udhëtimit. UDHËTIMI – Dje në klubin e Partizanit ka qarkulluar ideja se të kuqtë do të udhëtojnë drejt Bullgarisë me autobus. Diçka e tillë është mësuar edhe nga futbollistët, të cilët janë mjaft të pakënaqur. Distanca nga Tirana është 935 kilometra dhe, nëse bahët me autobus, i bie që “demat” të udhëtojnë për 11 orë e gjysmë pa ndalim. Duke llogaritur edhe ndalesat, udhëtimi shkon te një ditë e plotë thuajse. Klubi i Partizanit nuk ka bërë asgjë zyrtare, por kjo është një mundësi e menduar, pasi të kuqtë kanë arsye ta bëjnë këtë.
ARSYET – Drejtuesit mund ta kenë menduar si një dënim për futbollistët për humbjen dhe paraqitjen e dobët në ndeshjen e parë. Një tjetër aspekt është edhe ai financiar, pasi “demat” mund të kursejnë nga biletat e avionit, që kushtojnë shumë. Në kushtet, kur e shohin veten thuajse të skaulifikuar nga Europa League dhe nuk kanë shpresë, atëherë “o burra të ulim shpenzimet”!
NDIKIMI – Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë sigurisht që do të ndikonte për keq, pasi lojtarët do të shkonin të lodhur në Bullgari dhe mundësia e një paraqitje të mirë do të ulej. Të presim dhe të shohim… 935 kilometra është distanca ndërmjet Tiranës dhe Burgasit, qytetit që do të zhvillohet ndeshja e dytë ndërmjet Partizanit dhe Botevit.
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.