Myler: Do të jetë qejf të jemi në krye të tabelës

Borusia e Dortmundit prej vitesh është i vetmi kundërshtar që i bën “fresk” Barjernit të Mynihut. Verdhezinjtë po zhvillojnë një merkato shumë aktive këtë verë dhe janë përforcuar me emra mjaft cilësorë, ku përmendim edhe rikthimin e Mats Humels nga bavarezët.
Ndërkohë Bajerni është në një periudhë risktrukturimi, ku ka larguar fashën e vjetër të ekipit për t’ua lënë në dorë gjeneratës së re. Mbrojtja dhe krahët e sulmit janë repartët me ndryshime drastike. E gjithë kjo mund të sjellë vështirësi në nisje dhe kundërshtarët mund të përfitojnë, gjithsesi Tomas Myler, një nga të mbrojturit nga “eksodi”, nuk mendon kështu.

Sulmuesi shprehet skeptik nëse të gjithë nënshkrimet e Dortmundit do të përshtaten, por premton një sezon emocionues. Në lidhje largimet e shumta të shokëve të tij në klub shprehet se po mundohet të përshtatet.

“Do të jetë një sezon emocionues. Dortmundi ishte shumë mirë sezonin e kaluar dhe tani janë përpjekur të përmirësohen. Do të presim dhe të shohim sesi do ambjentohen afrimet e tyre. Do jetë interesante dhe kënaqësi të jemi në krye të tabelës. Është një situatë specifike për të gjithë dhe mua në veçanti. Disa nga miqtë e mi u larguan dhe po përballemi me një situatë krejt tjetër. Po përshtatemi dhe punojmë fort në stërvitje”, u shpreh Myler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *