Gega: Krenar për vlerësimin, do doja të drejtoja Valbonën

Skënder Gega është vlerësuar në Tropojë me çmimin “Qytetar Nderi”. Bashkia e kishte ftuar atë në përurimin e stadiumin “Valbona” dhe trajneri kampin me Partizanin sezonin e fundit u shfaq mjaft i lumtur dhe nuk i fshehu emocionet.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të respektohesh nga vendlindja ku jam lindur e rritur. Ka 40 vite që kam ikur, por këtu e kam prejardhjen dhe këtu kam nisur hapat e parë si futbollit. Më bën krenar për familjen, miqtë dhe të gjithë”, tha mes të tjerash Gega, i cili falënderoi edhe kryebashkiakun Besnik Dushaj.

Ky i fundit, për Supersport shtoi: “Skënder Gega mbetet ikonë e futbollit dhe është i nderuar si futbollist dhe qytetar. Ai dhe familja e tij janë të nderuar e të respektuar në këtë krahinë”. Ndërkohë, Gega i ngacmuar nëse do të kishte dëshirë që një ditë të drejtonte Valbonën, as që e vë në diskutim. Sidomos në elitë.

“Patjetër do doja të ishte trajneri i parë. Shpresoj që brezi i ri të merret me sport në këtë kompleks që është bërë”, u shpreh Gega, i cili momentalisht nuk është i angazhuar me asnjë klub që prej largimit nga Partizani muajin e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online