Njukasëll zyrtarizoi ditën e djeshme blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, brazilian Joelinton. Për të arritur te firma e bomberit, klubi anglez pagoi 40 milionë sterlina, para’ që shkuan në arkat e Hofenhaim.
Sot, futbollisti brazilian ka folur para mediave angleze, ku më shumë u ndalua te numri që do të mbajë në fanellë. Njukasëll ka vendosur t’i japë numrin 9, një numër legjendar te klubi anglez:
“Nuk mund ta besoj, të jem i sinqertë as nuk e prisja. Jam shumë i lumtur që klubi më ka besuar dhe më ka dhënë numrin 9. Është një numër legjendar te Njukasëll, e vështirë të bësh atë që ka bërë Alan Shirer. Gjithsesi, unë jam i qetë, nuk e shoh si presion. Dua të bëj sa më mirë te Njukasëll dhe të arrijmë të gjithë objektivat së bashku”, përfundoi sulmuesi brazilian.