Divorci i hidhur, Kondogbia e mbyll i vetmuar dhe me gjobë

0

Një ndër shpenzimet më të mëdha të Interit këto vitet e fundit, mesfushori Xhofri Kondogbia, ka zhgënjyer të gjithë gjatë qëndrimit në Milano dhe po e mbyll po ashtu në mënyrë mjaft zhgënjyese aventurën zikaltër. Francezi nuk u paraqit në stërvitje para pak ditësh dhe sot ka pasur një takim me drejtorin sportiv Piero Auzilio, i cili i ka komunikuar vendimin e klubit për një gjobë prej 200,000 eurosh, që është edhe dënimi maksimal i parashikuar në kontratë, 3,5% e pagës bruto.

Tani Kondogbia do të vazhdojë të stërvitet veçmas grupit, në pritje që Interi të mbyllë bisedimet për shitjen e tij, te Valencia.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.