Zyrtare, Hakaj largohet nga Partizani

Esin Hakaj nuk është më pjesë e Partizanit. Mbrojtësi shkodran, i cili firmosi verën e shkuar me të kuqtë, sot përfundimisht ka mbyllur aventurën me klubin që e mori si investim madhor, por nuk e përdori fare, duke i dhënë vetëm 20 minuta në kampionat gjatë gjithë sezonit të shkuar.

Tani 20-vjeçari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Teuta, ku ka disa javë që stërvitet, por Partizani refuzonte ta linte të lirë. Gjithsesi, pas bisedimeve me klubin, Hakaj ka arritur të lirohet, ndërsa ka bërë publik vendimin e tij:

Sot zyrtarisht nuk jam më një lojtar i Partizanit. Më vjen keq që nuk m’u dha mundësia e duhur të kontribuoj për ekipin, por gjithsesi dua të falënderoj drejtuesit dhe në veçanti presidentin Gaz Demi, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. I uroj suksese ekipit të Partizanit. Faleminderit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online