Pushimi i kampionatit ka bërë që disa prej klubeve shqiptare të programojnë miqësore për ditën e sotme. Vetëm për Tiranën është një test brenda familjes, pasi bardheblutë përballen me ekipin e tyre të të rinjve.
Luftëtari pret në Gjirokastër Bylisin e Kategorisë së Parë, kurse Laçi e Teuta përballen respektivisht me Dinamon dhe Erzenin. Një rival më modest ka zgjedhur Skënderbeu. Korçarët ndeshen me Maliqin e Kategorisë së Dytë.
Tomori dhe Besa gjithashtu kanë zgjedhur kundërshtarë të këtij niveli të futbollit shqiptar. Beratasit kanë miqësore me Albpetrolin, kurse kavajasit me Luzin 2008.
MIQËSORET E DITËS
Tirana-Tirana U19 (Ora 14:00)
Tomori-Albpetroli (Ora 14:00)
Luftëtari-Bylisi (Ora 14:00)
Besa-Luzi 2008 (Ora 14:00)
Laçi-Dinamo (Ora 14:30)
Teuta-Erzeni (Ora 15:00)
Skënderbeu-Maliqi (Ora 16:00)