Milani humbet 126 milionë euro, shkak rënia e vlerës së lojtarëve

Milani e ka mbyllur edicionin 2017-2018 me një humbje neto, në vlerën e 126 milionë eurove. Ky është problemi kryesor në klubin kuqezi, që vazhdon të ketë probleme me bilancin, aty ku krahasuar me një sezon më parë shifra është rritur me 53 milionë euro (në edicionin 2016-2017 humbja ishte 73 milionë euro).

Sipas listës zyrtare të Milanit, të publikuar nga faqja e specializuar “calcioefinanza.it”, pjesa më e madhe e humbjes financiare lidhet me rënien e vlerës së kartonit të futbollistëve të klubit, që erdhi prej ecurisë së dobët dhe rezultateve zhgënjyese të sezonit të kaluar. Në total, nga zhvlerësimi i lojtarëve, “Djalli” ka humbur 49,3 milionë euro.

Bilanci negativ lidhet gjithashtu edhe me rritjen e kostove për personelin, në kuotën e 13,2 milionë eurove dhe nga detyrimet më të larta financiare, të cilat arritën kuotën e 16,4 milionëve.Përsa i takon përfitimeve, Milani e mbylli bilancin e edicionit 2017-2018 me 255,8 milionë euro të ardhura. Përfitimet nga të drejtat televizive, në vlerën e 109,3 milionë euro, janë në rritje me afro 11 milionë.

Rritje ka patur gjithashtu edhe nga përfitimet nga shitja e biletave dhe prezenca e tifozëve në stadiumin “San Siro”: 35,3 milionë euro (nga 21,9 milionë në sezonin 2016-2017). Rritja u realizua prej pjesëmarrjes në Europa League (+5,8 milionë euro), nga numri më i lartë i abonimeve (+5,1 milionë) dhe nga Kupa e Italisë (+3,2 milionë euro).

Por, prej humbjeve të cilat kapën shifrën e 126 milionë eurove, deri më 30 qershor 2018, bilanci i Milanit ishte negativ në shifrën 36 milionë euro, ndërsa gjendja financiare neto shfaqej më e rënduar, me -128,4 milionë euro. Gjithsesi, duke llogaritur që gjatë muajve gusht dhe shtator, aksioneri kryesor i klubit derdhi 170,5 milionë euro në arkat e klubit, ekuilibri financiar u rivendos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online