Disiplina vetëm kundër grushteve, dhuna financiare snobohet

Komisioni i Disiplinës vendosi të përjashtojë Kamzën nga Superiorja dhe ta rrëzojë në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që i njëjti komision as që e vë ujin në zjarr për të shqyrtuar kërkesa të tjera të mbërritura në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“SportEkspres.com” ka publikuar më parë edhe dokumentin ku mesfushori Arsid Kruja kërkon zbatimin e vendimit të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, por ende çështja nuk është shqyrtuar. Të mos harrojmë se është një çështje e janarit 2016 dhe ende shkodrani nuk ka marrë atë që i takon.

Yll Hoxha ka kërkuar gjithashtu zbatimin e vendimit të DHKZK, madje që në maj të vitit 2018. Çështja “Muzaka” vazhdon të zvarritet, teksa për të disatën herë është shkelur afati që lojtari të shlyhet nga Tirana, por Disiplina as që e merr në shqyrtim për të dhënë ultimatumin e fundit.

Njëjtë edhe me Emiljano Çelën. Prej muajsh ka kaluar çështja në Disiplinë dhe deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë dënim për Korabin. Sa e sa raste të tjera ka që nuk janë bërë publike dhe presin zgjidhje, por ende asgjë. Në këtë mes e pësojnë futbollistët.

Java në FSHF nisi me një konferencë të jashtëzakonshme dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dëshironte “t’i binte fyellit vetëm në vrimën që donte”, duke iu shmangur pyetjeve ngacmuese të gazetarëve. Veç thirrjeve për Policinë e Shtetit, pati një kërkesë edhe për Komisionin e Disiplinës.

Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së | Foto: SportEkspres.com

“Zero tolerancë për dhunën!”, ishte mesazhi i Shulkut, që në asnjë moment nuk bën thirrje që Disiplina të ndalojë edhe “dhunën” financiare ndaj futbollistëve. Edhe kjo është një plagë, për të cilën Shulku apo kushdo tjetër në FSHF nuk mund të akuzojë Policinë e Shtetit.

Mos vallë pritet që ndonjë futbollist të mbetet pa bukë – nga shtëpitë me qira ka ndodhur dhe i kanë nxjerrë në rrugë- dhe të thirret një konferencë e jashtëzakonshme për ta zgjidhur edhe këtë problem?

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online