“Ç’mund të bëja unë?!”, Çakër shfajësohet për penalltinë që tërboi Romën

Roma u eliminua në Champions nga Porto, ndërkohë që pas ndeshjes protestat ishin të shumta për një penallti të pa dhënë. Patrik Shik u rrëzua në zonë dhe nuk u dha 11-metërsh, madje as që u vendos të shikohej në sistemin VAR. Kjo normalisht i ka tërbuar verdhekuqtë, që më pas shkarkuan edhe trajnerin Eusebio Di Françesko.

NGJARJA ME ÇAKIR – Ndeshja u gjykua nga një arbitër i njohur, i cili thuhet se e konsideron veten të pafajshëm në rastin e penalltisë së pretenduar nga Roma. Corriere dello Sport shkruan se disa tifozë e kanë ngacmuar Xhynejt Çakër në aeroport pasi kanë parë pamjet përmes telefonave.

Cila ka qenë përgjigja e arbitrit turk? “Nuk e dhashë penalltinë sepse nuk më lanë ta rishikoja. Atëherë, çfarë mund të bëja?”, janë fjalët e Çakër, ndërkohë që tanimë nuk ka më asnjë gjë vlerë, pasi ndeshja ka përfunduar dhe Roma është eliminuar nga Champions.

ÇFARË THA PRESIDENTI DHE MANOLAS – Xhejms Palota nuk duroi, teksa pas ndeshjes u shpreh: “Vitin e shkuar kërkuam VAR në Champions, sepse na shkatërruan gjysmëfinalen, ndërsa kundër Portos na vodhën sërish, edhe pse ishte VAR. Shik u rrëzua në zonë, VAR e tregon qartë, por nuk jepet asgjë. U lodha nga ky m*t. Dorëzohem”.

Veç presidentit, foli edhe mbrojtësi Kostas Manolas: “Jemi të hidhëruar, sepse patëm shanse për të barazuar, ndërsa më pas na u dha një penallti kundër me VAR. Në të njëjtën situatë, kur ishte penallti e kërkuar prej nesh, arbitri nuk shkoi ta shihte fare. Për mua është e turpshme. Nuk mund ta eliminosh kështu një skuadër që jep gjithçka”.

“Çfarë na tha arbitri për penalltinë që kërkuam në fund? Që e kishin parë arbitrat në VAR dhe nuk ishte asgjë. Pse nuk shkoi ta shihte ai? Kontakti është, neto. Nuk e kuptoj pse këto gjëra na ndodhin vetëm ne. Edhe vjet nuk na dhanë dy penallti, më pas na kërkuan falje. Nuk ka falje, sepse tani është VAR. Duhet të shkosh ta shohësh, që të mos gabosh”, u shpreh mbrojtësi grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online