Milanisti “i thekur” Konti: Firmos të mos luaj kurrë, veç të ndodhë diçka!

Andrea Konti verën e vitit 2017 u ble nga Milani për shumën e 25 milionë eurove, ndërkohë që kishte bërë një sezon super tek Atalanta. Edhe pse luante si mbrojtës i djathtë, 25-vjeçari arriti të realizonte 8 gola dhe krosimet e tij ishin shumë të rëndësishme për skuadrën nga Bergamo.

Konti ishte fatkeq, pasi vjet luajti vetëm dy ndeshje në kampionat në muajin gusht dhe më pas dëmtimi në gju e la jashtë fushave të blerta për shumë kohë. Së fundmi është rikthyer të luajë dhe në sfidën e radhës kundër Kievos mendohet ta nisë nga minuta e parë.

“Jam mirë, kundër Empolit luajta për të parën herë 90 minuta pas shumë kohësh. Mendova se do shkonte më keq, e them sinqerisht, pasi jam i vetëdijshëm që nuk i kam 90 minuta në këmbë. Jam vetëm në 70% të mundësive të mia. Jam gati dhe trajneri e di se kur të më llogaritë. Stërvitem në maksimum dhe kur më thirrin për të luajtur mundohem të jap kontributin tim”, shprehet Konti për Milan Channel.

Sigurisht dëshira e Kontit është që të marrë minuta, por është i gatshëm të sakrifikojë për kuqezinjtë vetëm e vetëm që të arrijnë kualifikimin në Champions League. Deklarata e mbrojtësit të djathtë është shumë e qartë.

“Kam qëndruar jashtë fushave të blerta për shumë kohë dhe do të doja të luaja më shumë, por Kalabria që po luan në vendin tim po bën një kampionat të mirë. Rezultatet flasin qartë. Gatuzo e di çfarë kam kaluar, e ka provuar edhe ai. Di si të sillet me mua dhe kur të më lejojë të luaj. Do firmosja të mos luaja asnjë ndeshje vetëm ta shoh Milanin ta mbyllë në vendin e katërt në fund të sezonit”, përfundoi Konti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online