Disiplina “pushkaton” Kamzën, dënime e gjoba për të tërë

Klubi i Kamzës nuk do të jetë më pjesë e Kategorisë Superiore. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës. Krahas përjashtimit nga aktivitet futbollistike për vitin 2018-2019, Kamzës do i duhet ta nisë sezonin e ardhshëm nga Kategoria e Dytë.

Dënime të ashpra ka pasur dhe për zyrtarët e klubit kamzali duke filluar nga presidenti Naim Qarri e deri te drejtuesit e tjerë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

3. FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020 .

4. Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

5. Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

6. Zyrtari i FK “Kamza”, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online