S’kanë fund makthet për Realin, konfirmohet dëmtimi i rëndë i Vinisjus

Real Madrid ndodhet në gjendje krize. Brenda një jave “Los Blancos” janë eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Champions League, ndërsa në kampionat në garë i mban vetëm matematika.

Sikur të mos mjaftonte turpërimi i djeshëm në “Santiago Bernabeu” nga Ajaksi, ekipi madrilen ka pësuar një tjetër goditje të fortë. Sulmuesi brazilian Vinisjus u dëmtua gjatë pjesës së parë dhe ditën e sotme analizat e parë kanë nxjerrë në pah një dëmtim të rëndë.

Ditën e sotme klubi ka njoftuar se 18-vjeçari ka pësuar një këputje të ligamentit pranë kyçeve të këmbës. Dëmtimi i pësuar nga braziliani ka një kohë rikuperimi prej minimumi dy muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online