Disiplina: Laçit i hiqen tifozët, dënime pafund në të Dytën

Vendimet e Komisionit të Disiplinës për këtë javë të futbollit shqiptar sapo janë publikuar dhe nga Superiorja, vetëm Laçi është dënuar. Ekipi kurbinas do të luajë një ndeshje pa tifozë, për shkak të sendeve të hedhura në fushë në takimin e fundit në stadiumin e Laçit. Dënimet kanë qenë të shumta në Kategorinë e Dytë dhe në futbollin e moshave, si dhe një paralajmërin për Tomorin.

VENDIMET E DISIPLINËS
KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës në bazë të Nenit 66/1/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

FK “Tomorri”, në bazë të Nenit 13/1 te KDS paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes përkatëse, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera te FSHF.

Lojtari i FK “Kukësi B”,Klodian Duraku, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i “FC Internacional Tirana”, Eljo Shehaj për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Shkumbini” Emiljan Lluca për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë te Nenit 49/1/a të KDS,dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Iliria” U-19,për dështim në përmbushjen e përgjesive dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve në baze të Nenit 65/3/a dhe Nenit 66/3/b te KDS dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Zyrtari i KF Iliria U-19 Dashamir Çangu për ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 56/1/a dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti si dhe gjobe ne masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

Lojtari i KS “Kastrioti” U-19,Kevin Sula, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1 /a të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF ”Bylis” U-19 ne baze te Nenit 13/1 te KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljeve të gabuar të spektatorëve do jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

KF “Vllaznia”U-17 në bazë të Nenit 13/1 të KDS,paralajmërohet se në rast përsëritje të mospërmbushjes se përgjesive do jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Oriku” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër Football Republic U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës se lojtarit të KF “Skrapari”, Florjan Kopaçe për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Florjan Kopaçe vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF “Butrinti”, Brunild Doka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brunild Doka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”, Dritan Mehmeti për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Dritan Mehmeti vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online