Komisioni i Disiplinës ka marrë ditën e sotme dënimet për ngjarjet e kësaj fundjave në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.
Skuadra e Maliqit ka marrë dënimin më të rëndë me tetë ndeshje në fushë asnjanëse, ndërsa nuk ka shpëtuar as Butrinti që pas ngjarjeve të ndodhura në takimin me Tepelën, do t duhet të luajë katër ndeshje në fushë asnjanëse.
- Zyrtari i KF “Korabi”, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Vora”, Enton Allmeta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Albpetrol”,Gëzim Hyska, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Naftëtari”, Klaudio Hoxha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjelje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Përmeti”, Xhuljo Mamushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Gramozi”, Gerald Gjoni, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Gramozi”, Mario Baki për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Butrinti”, Xheison Mucaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezulllim nga aktiviteti dhe gjobë në masëm 100.000 (njëqindmijë lekë). Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të shlyhet në masën 20%.
- KF “Butrinti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos përmbushur rregullat e sigurisë dhe mos mbajtjen e rregullit e qetësisë në stadium, bazuar në nenin 64/1/b), 64/1/e) dhe 65/2 të KDS dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanese.
- Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Manjanaku, për sjellen e gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF “Maliqi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes dënohet me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve në fushë asnjëanese.
- KF “Kukësi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kastrioti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Lojtari FC “Internacional Tirana” U-17, Herdis Peqini, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Shkëndia Tiranë” U-17, Kristi Lleshi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Butrinti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.