Disfata ndaj Valencias, mesfushori i Barçës luajti ndeshjen e fundit?!

Barcelona pësoi një disfatë të hidhur një natë më parë, teksa u mposht në finalen e “Copa del Rey” ndaj Valencias me shifrat 1-2. Humbje që i tronditi akoma më shumë themelet e katalanasve, të cilët duhet të mjaftohen vetëm me triumfin në La Liga tashmë.

Si për t’i shtuar edhe më shumë polemikat pas humbjes, duket se kanë menduar mediat, që e japin thuajse të sigurt largimin e Ivan Rakitiç nga Katalonja, duke raportuar se ndeshja e një nate më parë ishte e fundit për kroatin.

Rakitiç u zëvendësua në minutën e 77-të, ku i la vendin talentit Alenja, me kroatin që u largua mjaft i revoltuar. Menjëherë pas këtij episodi, në media ka shpërthyer lajmi që kjo ishte ndeshja e fundit e tij me fanellën e Barcelonës dhe se largimi është i sigurt.

Gjithsesi, në një deklaratë pas takimit, Rakitiç u mundua të mohonte gjithçka. “Është diçka normale që do dal nga loja i mërzitur. Nëse dal duke qeshur do të ishte vetëm për shoë. E respektoj trajnerin, por doja ta ndihmoja ekipin. U muduam shumë dhe jemi shumë të mërzitur. Nuk dua të flas për gjë tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online