DIREKT: Spektakël në Spanjë, surprizë në Londër (VIDEO)

Valencia-Arsenal dhe Çelsi-Frankfurt janë dy gjysmëfinalet e Europa League dhe sot luhen aktet e fundit. Arsenali udhëton në Spanjë, ku do t’i duhet të mbrojë avantazhin 3-1 të arritur në Londër. Përballë Valencias, parashikohet një sfidë e vështirë për “Topçinjtë” e Londrës.

Çelsi e ka disi më të thjeshtë, pasi luan në shtëpi përballë gjermanëve të Ajntrahtit. Pas barazimit 1-1 në Gjermani, Blutë e Londrës shihen si favoritët absolutë për të arritur finalen e këtij kompeticioni.

LIVE, Europa League

Valencia – Arsenal 2-5 (1-3)
Gameiro 11′ 58’/ Obamejang 17′ 69′ 88′, Lakazet 50′

Çelsi – A. Frankfurt 1-1 (1-1)
Loftus-Çik 28′ / Jovic 49′

EPISODET – 

88’ – Gol Arsenali, Obamejang me tripletë. Sulmuesi nga Gaboni mposht praktikisht i vetë spanjollët e Valencias dhe 2-4 për “Topçinjtë”

69’ – Arsenali shënon sërish dhe tashmë, duket gjithçka e mbyllur. Obamejang shënon të dytin personal dhe të tretin për Arsenalin, që udhëheq 2-3 në Spanjë

58’ – Barazohen shifrat në Spanjë. Kevin Gameiro shënon golin e dytë personal përballë Arsenalit. Gjithçka e barabartë

49’ – Gool Frankfurti, shënon i zakonshmi Joviç. Sulmuesi serb barazon takimin dhe me këtë rezultat, ndeshja është drejt shtesës

50’ – Arsenali përmbys shifrat dhe tashmë prek finalen e Bakusë. Për “Topçinjtë”, goli i dytë u shënua nga Aleks Lakazet

28’ – Gol dhe në Londër, shënon Çelsi. Mesfushori anglez, Ruben Loftus-Çik shënon për Blutë e Londrës, që e shohin veten në avantazh përballë Frankfurtit.

17’ – Arsenali barazon shumë shpejt dhe shënon një gol shumë të rëndësishëm në Spanjë, me anë të Obamejang. Tashmë, peshorja e kualifikimit anon nga “Topçinjtë” e Londrës

11’ – Vjen goli i parë në gjysmëfinalet e sotme. Kevin Gameiro shënon për Valencian përballë Arsenalit. Spanjollëve iu duhet edhe një gol për kualifikimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *