VIDEO | Kamza jep gjithçka, Flamurtari mbahet në fund

Kamza dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë. Ndeshja e sotme mes këtyre ekipeve përfundoi në barazim 2-2 dhe në fund ishte Roloviç ai që shënoi golin që i barazoi shifrat. U tentua fitorja nga të dyja krahët, por më së shumti nga Kamza.

Ndeshja nisi me vonesë për shkak se numri i forcave të sigurisë ishte i paktë, por pas dhjetë minutash u zgjidh gjithçka. Takimi nisi me një gol të shpejtë, teksa ishte Sebino Plaku ai që kaloi Kamzën në avantazh.

Skuadra e Duros u mundua të shënonte edhe golin e dytë, por nuk ia doli dot. Për një pakujdesi në mbrojtje e pësuan, teksa Batha arriti të pasojë për Bushiç. Kroati zgjati këmbën dhe mposhti portierin Avdyli. 1-1, rezultat që mbeti në fuqi për 45 minutat e para.

Me nisjen e pjesën së dytë ishte Musta që pas një rrëmuje në zonë kaloi Flamurtarin në avantazh. Kamza nuk kishte çfarë humbte më dhe u hodh e tëra në sulm, duke rrezikuar disa herë. Goli erdhi vetëm dy minuta para fundit, teksa ishte Roloviç ai që shënoi. Koliçi në fund u bë shpëtimtar, pasi vendasit iu afruan edhe goli të fitores. Gjithsesi gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

Kamza-Flamurtari 2-2
Shënues: Plaku  5′, Roloviç 88′ / Bushiç 23′, Musta 54′

EPISODET

88′ GOL – Zisi shërben për Roloviç, ky i fundit arriti të shënojë golin e barazimit me një gjuajtje brenda zonës.

63′ – Probleme për Agustin Torasën. Argjentinasi nuk ia del të luajë më dhe trajneri Daja aktivizoi të riun Rrapa.

58′ – Martinena nuk është në lartësinë e duhur dhe Duro e nxjerr për të aktivizuar Fukuin.

54′ GOL – Flamurtari kalon në avantazh me Emiljano Mustën. Lojtari i linjës së majtë devijoi gjuajtjen e njërit prej shokëve të tij.

46′ – Zisi zbret mirë nga e djathta dhe futet në zonë. Anësori pason për kapitenin Plaku dhe ky i fundit brenda zonës goditi mbi traun e portës.

23′ GOL – Bushiç merr një pasim brenda zonës nga Batha dhe sulmuesi gjuan menjëherë dhe barazon shifrat.

19′ – Siljanovski harkon një top, që gjen Danilon, por goditja me kokë e brazilianit nuk është e saktë.

18′ – Probleme për Hetkor Idrizajn, i cili ka pësuar një tërheqje dhe trajneri Duro është i detyruar ta zëvendësojë. Pak minuta më pas u aktivizua Zisi.

5′ GOL – Sebino Plaku është ai që shënon golin e avantazhit për Kamzën. Krosi i Frashërit u shfrytëzua nga sulmuesi, i cili goditi me kokë dhe mposhti portierin Koliçi

VONESA – Ndeshja midis Kamzës dhe Flamurtarit ka nisur me 10 minuta vonesë për shkaqe sigurie.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj (Zisi 20′), Orelesi, Malaj, Mehmeti, Plaku, Martinena (Fukui 58′), Roloviç. Trajner: Klodian Duro

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Batha, Alvesh, Torasa, Ribaj, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Astrit Mahmuti, Emigers Ganxhi, Emirion Sino
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj
Kartonë të verdhë: Mehmeti 22′ / Batha 47′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *