Mbiemri Maldini është i njohur në të gjithë Italinë, kryesisht falë karrierës së lavdishme të Çezare dhe Paolo Maldinit. Babë e bir shkruan histori me klubin kuqezi, ndërkohë që kanë qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Italisë.
Dinastia Maldini vazhdon e fortë në Milano, ku i biri i Paolo Maldinit, 17-vjeçari Daniel Maldini, po shkëlqen me moshat e Milanit, duke shënuar nëntë gola në 22 ndeshje në kampionatin “Primavera”.
Ecuria e mirë e sulmuesit të krahut ka sjellë dhe vëmendjen nga kombëtarja U18 e “axurrëve” që i ka bërë ftesë të riut të Milanit për grumbullimin e muajit mars. Daniele ka dhe një vëlla të madh, Kristian Maldini, ky i fundit aktivizohet me Juventus Fano, skuadër që militon në Serie C. E ardhmja do të tregojë nëse Danieli do të ketë një fat më të mirë se i vëllai.
Daniele Maldini ??? pic.twitter.com/8h3raCsVFV
— Fady Fakhoury ???? (@fady_fakhoury) March 2, 2019