Dinamoviti që vendosi derbin: Partizani më lart, ju tregoj përballjet e dikurshme!

Arbën Milori prej kohësh e ka mbyllur me futbollin e luajtur, por është një nga ata që e ka provuar shijen e derbit Partizani-Tirana. Në fakt zemra e tij është blu, sikurse edhe shprehet në intervistën e dhënë në një speciale të përgatitur në “Supersport”.

“Me thënë të drejtën jam tifoz i Dinamos. Jam rritur duke qenë admirues i futbollit që bënte Dinamo. Fatmirësisht më është realizuar ëndrra të luaj me ekipin tim të zemrës për disa vite, që ishin vite të rëndësishme të karrirës sime”, shprehet fillimisht Milori, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares.

E SHKUARA – “Në atë kohë Partizani kishte presidencë italiane. Për hir të vërtetës në aspektin e organizimit ishin shumë profesionalë dhe korrekt. Derbi ka qenë një event i rëndësishëm i futbollit shqiptar. Ata futbollistë që luanin atëherë ishin shumë cilësorë dhe djem të mirë. Në jetën jashtë sportit ishim shokë. Kur ndesheshim në fushë, nuk ishim shokë në sensin sportiv. Me sa mbaj mend, me atë që kam parë dhe përjetuar në fushë, kur ndeshej Partizani dhe Tirana ishte shembulli më i mirë i një gare të vërtetë, të pastër dhe që të jepte emocione. Kjo ndodhte edhe nëse nuk ishe tifoz i atyre ekipeve dhe e ndiqje ndeshjen me kërshëri deri në fund”.

Në shtator të vitit 1995, Milori luajti sulmues në derbi, pasi Partizani kishte mungesa. Ish-trajnerit Sulejman Starova i doli për mbarë lëvizja, pasi mesfushori në rolin e ri arriti të realizonte dy gola dhe t’i jepte fitoren demave të kuq.

“Në atë periudhë ishin të dyja ekipet konkurrente, ishin të të njëjtit nivel. Pak a shumë ishte ai konfigurimi që këta lojtarë i përkasin Partizanit prej vitesh dhe këta Tiranës, sikurse edhe duhet të jetë që të ndjejnë peshën e fanellës. Ka qenë ndeshja  e parë derbi dhe ju jap një detaj që këtë ndeshje nuk luanin Bogdani dhe Marini. Ekipi nuk kishte sulmues qendre tjetër. Starova më kërkoi të luaj dhe pranova. Është një kujtim shumë i bukur kur fitohet derbi dhe unë shënova dy gola si sulmues. Nuk kisha luajtur asnjëherë në karrierën time në atë pozicion”.

DERBI AKTUAL – “Duke iu referuar renditjes në tabelë dhe paraqitjeve të ekipeve deri tani, por edhe kualiteteve të lojtarëve që kanë brenda dy ekipet, mendoj se Partizani është më i avantazhuar për të fituar ndeshjen. Edhe në derbin e fundit që unë e ndoqa, Partizani ishte në disa drejtime më lart se Tirana. Diferenca e kualitetit të lojtarëve anon nga Partizani. Nëse lojtarët do gjejnë forcat e duhura, që e mposhtin edhe aspektin teknik, ndoshta do të jetë një garë e barabartë. Peshorja anon nga Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online