Dinamo hapi merkaton e dimrit duke rikthyer një “ish” si sulmuesi Erald Kolgega. Afrimi i dytë i kryeqytetasve është një tjetër “ish”. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ervis Kaja, i cili rikthehet te “nëndetësja” blu pas gjashtë vitesh.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, bëhet e ditur se 31-vjeçari do të jetë pjesë e Dinamos deri në përfundim të sezonit aktual. Skuadra dinamovite është e mbushur me lojtarë të rinj dhe eksperienca Kajës është mëse e nevojshme për djemtë e Igli Allmuçës.