“Dilly ding, dilly dong” nuk funksionoi, shkarkohet Ranieri

Të gjithë e mbajmë mend deklaratën e Klaudio Ranierit kur drejtonte Leister Sitin. Atë vit që “Dhelprat” u shpallën kampionë të Premier Ligës, Ranieri i bëri të gjithë për vete, jo vetëm për suksesin që pati me skuadrën e tij në fushën e lojës, por dhe me konferencat për shtyp shumë gazmore, me fjalinë “Dilly ding, dilly dong” si më të përdorurën.

Por ajo periudhë e suksesshme duket shumë larg dhe Ranieri nuk është më i njëjti. Pasi dështoi me Nantën në Francë, Ranieri u rikthye në Premier Ligë për të drejtuar londinezët e Fulhemit, por nuk ia doli që të ishte i suksesshëm.

Rezultatet jo të mira dhe renditja në fundin e tabelës ka bërë që presidenca e klubit të mendojë seriozisht pozicionin e teknikut italian dhe disa minuta më parë, kanë marrë vendimin final: Ranieri nuk do të jetë më trajner i Fulhemit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online