Diego Kosta i është rikthyer dhe njëherë periudhës kur aktivizohej me Çelsin dhe trajner i ekipit ishte Antonio Konte. Sulmuesi pati një raport të mirë me italianin në sezonin e parë, ku shënoi shumë gola dhe ndihmoi ekipin të fitonte Premier Ligën, ndërsa në sezonin e dytë gjerat ndryshuan.
Raporti mes tyre preku fundin dhe Diego Kosta përfundoi tek ekipi i dytë. Sulmuesi i kombëtares spanjolle, i cili është rikthyer tek Atletiko Madrid, thumbon ish-trajnerin e tij, i cili nuk është më trajneri i ekipit anglez.
“Ishte një periudhë sigurisht e keqe, por jo për fajin tim edhe pse njerëzit çfarë nuk thonin. Koha vendos çdo gjë në vend, shikojeni se ku ndodhet Konte tani, çfarë fundi ka pësuar. Historia e tij me Çelsin mori fund për mënyrën se si i bënte gjërat. Pasi tentoi të fitonte titullin me çdo mënyrë, më dërgoi një mesazh ku më thoshte, se nuk më donte më dhe më detyroi të stërvitesha me ekipin e dytë.”
“Simeone? Ai është i ndryshëm me Konten. Diego është një trajner i drejtpërdrejtë. Dëshiroja të rikthehesha tek Atletiko, përndryshe do të kthehesha në Brazil me familjen time”, përfundon 30-vjeçari për “Marca”.